“Pas shqipes vinte italishtja, e konfirmuam”! Në Holandë tregojnë si fituan dashurinë e shqiptarëve: Atje ishte më mirë se në Marsejë, policët dashamirës

Një artikull vërtet interesant ka ardhur nga ana e “NOS”, media holandeze, që ka përmbledhur gjithçka sa i përket udhëtimit në Tiranë. Në këtë shkrim theksohet se dashuria e madhe e shqiptarëve për Italinë u vërtetua sapo zbritën në tokën tonë.

“Nëse nuk e kuptoje shqipen, italishtja të vinte si alternativë e parë. Fëmijët e vegjël i shihje me fanellat e ekipeve italiane. Por birrat që rridhnin nga tifozët e Feynord dhe festa e madhe tërhoqën vëmendje. E çfarë menduan shqiptarët kur panë këto skena? Përgjigja ishte e shkurtër dhe e fuqishme: “Ishte shumë argëtuese”.

Brezat e vjetër u mahnitën, të rinjtë shqiptarë iu bashkuan menjëherë festimeve. Shqiptarët bënë gjithçka mundën për t’i pritur mirë lojtarët e Feynord. Ky udhëtim shkoi shumë më mirë sesa në Marsejë. Edhe policia ishte dashamirës dhe dëshironte të fotografohej me ne,” tha një tifoz i holandëzve”, shkruhet në “NOS”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online