Pas Partizanit nuk gjen qetësi as Tirana, i bllokojnë merkaton për shkakun e futbollistit Sise

Pasi Partizani ka marrë dritën jeshile për hapjen e merkatos, nuk gjen qetësi Tirana. Bardhebluve i është bllokuar merkato për shkakun e një borxhi prej 200.000 eurosh që kanë me ish-lojtarin Moktar Sise. Ky i fundit që ka qenë pjesë e bardhebluve në vitin 2016 është larguar nga skuadra pasi nuk ka bindur drejtuesit, por pa arritur ndarjen me marrëveshje.

Pasi ka fituar çështjen ndaj Tiranës, FIFA ka vendosur për mbylljen e merkatos së kampionëve të Shqipërisë deri në momentin që do të paguhet shuma. Një goditje e ardhur në momentin që Tirana zyrtarizoi afrimin e parë të bujshëm pasi mori në ekip Taulant Seferin, sulmuesin e Kombëtares që u huazua nga Young Boysi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online