“Gjimshiti luan me cigare në gojë”, trajneri i Shqipërisë: Më mirë në grupin e Kroacisë

Trajneri i Shqipërisë, Reja, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”. Atje është folur për grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit me kuqezinjtë që kërkojnë mrekullinë në grupin e vështirë pasi do të luftojnë për vendin e dytë me Poloninë dhe Hungarinë.

Kur është prekur edhe tema e aktivizimit të lojtarëve shqiptarë në Europë, padyshim ai që veçohet është Berat Gjimshiti, i cili po luan në çdo ndeshjet të Atalantës, pavarësisht kalendarit të ngjeshur. Trajneri Gasperini i beson gjithmonë një vend në mbrojtje, ndërsa Reja e përcakton me pak fjalë: “Berati luan edhe me cigare në gojë”.

“Shikoni, pritshmëritë janë të shumta për këtë vit për ekipin tonë, sepse me këtë nisje të eliminatoreve të Botërorit ka shumë entuziazëm.  Edhe pse në grupin e Kroacisë mund të ishim diçka më mirë. Gjithsesi pres që skuadra të rritet. Uroj shumë që lojtarët të luajnë vazhdimisht dhe në mënyrë të veçantë Strakosha e Berisha, që nuk po luajnë, Hysaj, që nuk po gjen hapësirë në formacion, Kumbulla që nisi mirë dhe tashmë nuk e ka më këtë situatë.

Do të më pëlqente shumë që lojtarët që unë i konsideroj determinant të mund të luajnë në mënyrë që të jenë në formë për marsin. Sidoqoftë, është ende herët të flasim sepse jemi në ditët e para të janarit, por uroj që nga tani e deri në mars këta lojtarë nëse nuk luajnë si titullarë, të paktën të rrisin prezencën e tyre të fushë, të marrin minuta më shumë.

Kush luan natyrisht që do të arrijë në formën më të mirë. Gjimshiti për shembull luan gjithmonë, luan tre ndeshje në javë dhe ka arritur në atë pikë sa nuk lodhet fare dhe unë e them që luan me cigare në gojë, në aspektin metaforik. Është përmirësuar shumë kohët e fundit dhe të luash në Champions, natyrisht që ke rritje në kondicionin fizik dhe teknik”, u shpreh Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online