Mauro Ikardi dhe Uanda Nara ishin dy emrat më të përfolur kohëve të fundit dhe kjo jo për shkak të futbollit. Çifti ishte në prag të ndarjes, teksa sulmuesi argjentinas u përfshi në një tradhëti me Çina Suarezin.
Një akt ky që dukej i papranueshëm për Uanda Narën, e cila në fund e fali pas lutjeve të shumta të futbollistit të PSG-së. Por pas këtyre lutjeve duket se nuk fshihet dashura, por interesat personale të Ikardit. Në Argjentinë zbulojnë se në rast ndarjeje, atëherë me shumë mundësi sulmuesi do të mbetej trokë.
“Në rast të një divorci, Ikardi duhej t’i jepte Uandës 70 milionë euro. Makinat luksoze dhe pasuritë e patundshme gjithashtu janë në duart e saj. Ata kanë 7 makina dhe 5 shtëpi në Itali dhe Argjentinë”, ka thënë gazetarja Deborah D’Amato./Sport Ekspres/