Pas Lilajt, largohet edhe Bakari Nimaga

Pas Sabien Lilajt, i cili dje ka firmosur në Azerbajxhan, me Gabalën, një tjetër largim zyrtar nga Skënderbeu është ai i mesfushorit Bakari Nimaga. Lojtari nga Mali, ndryshe nga Lilaj, nuk është larguar nga ekipi korçar, por është shitur, pasi është ende nën kontratë me Skënderbeun.

Burime të gazetës bëjnë me dije se drejtuesit e klubit korçar kanë arritur një marrëveshje me një ekip të huaj për shitjen e Nimagës, por nuk jepen detaje të tjera. Kujtojmë që Nimaga ka qenë disa herë pranw shitjes nga Skënderbeu, por marrëveshjet kanë dështuar në momentet e fundit. Në situatën aktuale, drejtuesit e Skënderbeut mund të kenë pranuar ndonjë ofertë më të ulët për Nimagën, që ka ardhur në Korçë në moshë shumë të re. Ai ka qenë një investim i klubit korçar dhe është aktivizuar herë si titullar dhe herë nga stoli. Tani mbetet të mësohet destinacioni i ardhshëm i afrikanit, ndërkohë që te Skënderbeu e llogarisin si një largim zyrtar në këtë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *