Jo vetëm Sabjen Lilaj. Skënderbeu shërben si trampolinë për t’u grumbulluar me kombëtaren dhe përfaqësuar atë edhe për një tjetër futbollist dhe ai është zbulimi i këtij sezoni, Fidan Aliti. Ai është ftuar dje nga Kosova, për miqësoren përballë Letonisë. Por, nuk janë të vetmit, pasi edhe Ali Soue ka marrë ftesë nga Gambia. Aliti do të jetë pjesë e kombëtares së “Dardanisë”, duke zëvendësuar, si për ironi të fatit, një shok skuadre te Skënderbeu, pra Jashanicën, që është dëmtuar. 22-vjeçari ka lindur në Beograd, ndërsa në të kaluarën ka qënë pjesë e Shpresave të Maqedonisë. Vëllai i Suadit, Emir Sahiti, është i grumbulluar me Kombëtaren U-20 të drejtuar nga Alban Bushi.