Pas largimit nga Madridi, Karvahal “guxon” të sulmojë Kristiano Ronaldon

Në Madrid fitoi gjithçka të rëndësishme që mund të fitoi. 4 Champions në harkun e pesë viteve të fundit janë një arritje që askush nuk e kishte realizuar. Në “Bernabeu” theu çdo rekord golash dhe ishte ai protagonisti kryesor i ekipit. Praktikisht një idhull për tifozët dhe lojtarët e ekipit.
Por, tani që Kristiano Ronaldo u largua, dikush del dhe flet kundër yllit portugez. “Guximin” e mori Dani Karvahal, sipas të cilit edhe pse CR7 është golashënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit, ai nuk është lojtari më i mirë që ka përfaqësuar “Los Blancos”.

Mbrojtësi mendon se lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te madrilenët ka qenë ish-kapiteni Raul. “Për mua më i madhi në histori, që ka përfaqësuar Realin është Raul. Identifikohem shumë më atë. Ishte një lojtar për ekipin, një futbollist që fitoi gjithçka bazuar te puna dhe ambicia. Atë e cilësoj një flamur të klubit”, deklaroi Karvahal.

Kristiano Ronaldo u largua nga Reali i Madridit pas 450 golave të shënuar, me mesatare mbi një gol për ndeshje. Në anën tjetër, Raul është i dyti në listën e goleadorëve historikë në “Santiago Bernabeu”, me 323 rrjeta të realizuara, mesatarisht 0.4 gola për ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *