“Pas kaq vitesh mësova të mos qaj pas një humbjeje“, Murinjo kursen Kumbullën në media: Nuk dua të fajësoj një lojtar

Zhoze Murinjo ka përgëzuar Kremonezen gjatë konferencës së tij për shtyp pas humbjes 1-2. Trajneri portugez pranon gabimet individuale të skuadrës së tij, por pa dashur t’i drejtojë gishtin askujt. Marash Kumbulla ishte njëri prej atyre lojtarëve, gabimi i të cilit i kushtoi rëndë Romës. Por Murinjo ka parapëlqyer të mos i hedhë barrën e fajit mbi supe asnjë lojtari publikisht, duke u shprehur se ishte janë një ekip dhe nuk mund të bëjë dallime individuale.

“Urime Kremonezes. Është një Kupë e çuditshme që favorizon skuadrat që nuk ishin në Serinë A. Janë me meritë në gjysmëfinale. Ne paguam një pjesë të parë të tmerrshme. Më pas, në pjesën e dytë, një gabim individual. Mund të kishim shënuar një gol më herët. Mësova pas kaq vitesh të mos qaj pas një disfate. Skuadra jonë e ka të vështirë të luajë tre ndeshje në javë.

E meritojmë humbjen në pjesën e parë. Futbolli kështu është. I ndodh ekipeve më të mira e jo më atyre që nuk janë më të mirat. Parapëlqej të jem objektiv dhe të them që luajtëm keq, veçanërisht në pjesën e parë, duke paguar për gabimet tona. Jemi një ekip, nuk dua të fajësoj një lojtar”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *