“Pas golit të pësuar luajtëm krejtësisht gabim”, Osmani nuk kënaqet me lojën pas fitores 6-1: Mangësi që nuk e mbyllëm ndeshjen në 90 minuta

Vllaznia ka plotësuar 4-shen e skuadrave të kualifikuara për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë fituar me rebesh golash kundër Erzenit në “Loro Boriçi”. Esat Mala hapi serinë e golave në minutën e 13, ndërsa Balaj dyfishoi shifrat në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Megjithatë, Stojanoviçi prishi përkohësisht planet e kuqebluve.

Mbrojtësi i Vllaznisë e dërgoi topin në portën e vetë në minutën e 63-të të ndeshjes dhe i dërgoi shifrat në 2-1. Po me të njëjtin rezultat Erzeni kishte fituar në përballjen e parë, duke bërë që skuadrat t’i drejtohen minutave shtesë.

Vllaznia u tregua e pamëshirshme në 30 minutat e kohës shtesë. Gomes tundi rrjetën në minutën e 98, 115 dhe 121-të, ndërsa Balaj në të 108-n minutë, duke fiksuar shifrat përfundimtare në 6-1. Një fitore bindëse për Vllazninë, që siguroi kështu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave kanë dhënë përshtypjet e tyre të parë për “MCN TV”-në.

Osmani (Vllaznia): “Një fillim i rezervuar, i kujdesshëm. I dhamë golat në pjesën e parë, kishim një lojtar tepër. Nuk i shfrytëzuam disa raste në fillimin e pjesës së dytë. Morëm një gol që të gjithë e pamë se si e morëm. Deri në fund të pjesës së dytë na mungonte diçka. Nuk kishte neglizhencë. Ndoshta mangësi është fakti që nuk e mbyllëm (ndeshjen) në 90-minutësh. Ndoshta 20 minutëshin e parë e lejuam Erzenin të vihet në zotërimin e topit. Ne zakonisht ekipet i presim në bllokun e mesëm. Por nuk e bëmë atë presingun për topin që të shkonte te Balaj. Pasi pësuam golin luajtëm krejtësisht gabim. Vendoseshim gabim, megjithëse kishim një lojtar më tepër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online