“Kishim ardhur për t’u kualifikuar”, Deliallisi kritikon gjyqtarin pas humbjes 6-1: Ishte për U13-n, vetëm arbitër nuk quhet

Vllaznia ka plotësuar 4-shen e skuadrave të kualifikuara për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë fituar me rebesh golash kundër Erzenit në “Loro Boriçi”. Esat Mala hapi serinë e golave në minutën e 13, ndërsa Balaj dyfishoi shifrat në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Megjithatë, Stojanoviçi prishi përkohësisht planet e kuqebluve.

Mbrojtësi i Vllaznisë e dërgoi topin në portën e vetë në minutën e 63-të të ndeshjes dhe i dërgoi shifrat në 2-1. Po me të njëjtin rezultat Erzeni kishte fituar në përballjen e parë, duke bërë që skuadrat t’i drejtohen minutave shtesë.

Vllaznia u tregua e pamëshirshme në 30 minutat e kohës shtesë. Gomes tundi rrjetën në minutën e 98, 115 dhe 121-të, ndërsa Balaj në të 108-n minutë, duke fiksuar shifrat përfundimtare në 6-1. Një fitore bindëse për Vllazninë, që siguroi kështu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave kanë dhënë përshtypjet e tyre të parë për “MCN TV”-në.

Deliallisi (Erzeni): “Ne kishim ardhur për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të marrë kualifikimin. Më duhet të falenderoj lojtarët nga i pari te i fundit. Nuk më takon mua të flas për arbitrat, por nga mënyra se si arbitroi ndeshjen, vetëm arbitër nuk mund të jetë. Mund të jetë arbitër vetëm për U13-n. Problemin e konkurencës nuk e kam. E kam të qartë se cilët lojtarë do të luajnë. Vetëm ata që vrapojnë dhe sakrifikojnë. Kampionati është në ato kushte që duhen pikët. Duhet të jemi të bashkuar dhe të tregojmë karakter për të vazhduar përpara.”.

Osmani (Vllaznia): “Një fillim i rezervuar, i kujdesshëm. I dhamë golat në pjesën e parë, kishim një lojtar tepër. Nuk i shfrytëzuam disa raste në fillimin e pjesës së dytë. Morëm një gol që të gjithë e pamë se si e morëm. Deri në fund të pjesës së dytë na mungonte diçka. Nuk kishte neglizhencë. Ndoshta mangësi është fakti që nuk e mbyllëm (ndeshjen) në 90-minutësh. Ndoshta 20 minutëshin e parë e lejuam Erzenin të vihet në zotërimin e topit. Ne zakonisht ekipet i presim në bllokun e mesëm. Por nuk e bëmë atë presingun për topin që të shkonte te Balaj. Pasi pësuam golin luajtëm krejtësisht gabim. Vendoseshim gabim, megjithëse kishim një lojtar më tepër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online