Pas frenimit, Llullaku kërkon t’i japë sërish “Gaz” karrierës!

U largua me sherr dhe me akuza dhe padi për gjyq, por Azdren Llullaku kthehet duke qetësuar gjakrat. Sepse, te Gaz Metan Media e presin ende me krahët hapur dhe nuk e kanë harruar… Transferimi në Kazakistan ishte një gabim të cilin e pranoi vetë Llullaku, teksa do të thoshte se e tërhoqën paratë dhe luksi që i kishin ofruar të Astana.

Pikërisht huazimi te Tobol ishte edhe ajo që shtyu futbollistin e kombëtares së Shqipërisë që të reagonte. Sakaq, pas një sezoni, Llullaku ndjen nevojën që të riprovojë aty ku edhe nisi gjithçka dhe mori famë. Llullaku udhëtoi drejt Turqisë për t’iu bashkuar rumunëve në fazën përgatitore që po zhvillojnë atje.

Dyshimet i ka shtuar më shumë edhe një foto e tij në Antalia të Turqisë, të cilën e shpërndau në rrjetin e tij social të “Facebook”. Sulmuesi rikthehet “në shtëpi”, pas një aventure të dështuar në kampionatin. Sigurisht, ndryshe nga ajo që ndodh me futbollistët e rinj, Llullaku nuk do ta ketë të vështirë përshtatjen, pasi e njeh mjaft mirë ambientin në këtë klub. Ai ka luajtur për 5 sezone me këtë skuadër.

Ekipi rumun po lufton për të mos rënë nga Kategoria, pasi ndodhet në pozita të vështira, në vendin e 12-të. Por, ndoshta me golat e Azdrenit gjërat mund të jenë edhe më të lehta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *