Kabashi nuk ndreqet: Ndihem italian!

0

Nga letra që tregonte se nuk ndihej shqiptar dhe që do të luante për Italinë te ndjesa e madhe dhe lotët që nuk u pranuan… Elvis Kabashi vazhdon që të prodhojë lajm dhe jo për transferimin nga Viterbeze te Livorno, në Serinë C italiane, por për faktin se në një intervistë të dhënë ditën e djeshme për “Il Tirreno”, përveç se ka pranuar se mund të jetë shansi i tij i fundit (është 23-vjeç), ka shtuar dhe diçka teksa e krahasonin me Bogdanin dhe me Vajushin, që kanë veshur fanellën e ekipit toskan…

“Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri, ndërsa unë në Itali, ndaj ndihem italian”. Praktikisht, i pandreqshëm dhe, siç i thonë fjalës, pasi pa që ndjesa për ta rimarrë Shqipëria nuk prodhoi rezultat, rikthehet të tregojë se ndihet italian, por më mirë kështu, pasi për shqiptarët vetëm i tillë mund të jetë…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.