Një dëmtim shqetëson Zeqirin, “stop” me Kamzën

Hair Zeqiri ndahet me Kamzën pa debutuar ende në ndeshje zyrtare. Mesfushori vlonjat, i cili luajti në pjesën e parë të sezonit për Kukësin, arriti marrëveshjen me kamzalinjtë në fund të dhjetorit dhe firmosi para nisjes për në Turqi, por duket se një dëmtim i mbartur në ligament po kthehet në një problem kronik dhe mesfushori tashmë është lodhur së sforcuari e sakrifikuari.

“Më nevojitet operacion, nëse nuk ndalem”, shprehet Zeqiri, i mërzitur, duke e pranuar se tashmë nuk mund të vazhdojë më te Kamza. “Nuk dua t’i bëhem barrë askujt dhe nuk dua të paguhem kot. Kam një problem që kërkon operacion, por nëse operohem, rrezikoj të mos luaj më të këtë sezon, ndaj qëndrimi te Kamza është pa asnjë vlerë. Do të flas me drejtuesit dhe do të kërkoj prishjen e kontratës”, shton vlonjati, i cili këtë sezon është përndjekur nga fati i keq, sepse ka munguar disa javë për dëmtim edhe te Kukësi dhe tashmë thotë “stop”, për një kohë të pacaktuar.

Nëse kontrollet mjekësore të detajuara do të arrijnë në përfundimin se problemi mund të zgjidhet thjesht me pushim absolut për disa javë, ndoshta Zeqiri do të tentojë të kapë formën optimale për sezonin e ardhshëm. Në të kundërt, ndonëse vetëm 29 vjeç, nuk përjashtohet edhe mbyllja e karrierës, për të mos përfunduar në sallën e operacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online