Muzaka vendos fatet e sfidës vendimtare, Skënderbeu prek titullin!

Skënderbeu prek titullin, pas fitores 1-0 sot ndaj Flamurtarit, me një gol nga Muzaka në fundin e takimit. Shumë ekuilibër në 45 minutat e parë, epërsi territoriale e Skënferbeut në të dytën dhe një gol i madh për korçarët, që tashmë janë +11 nga Flamurtari!

Në pjesën e parë korçarët nuk u shfaqën superiorë dhe Flamurtari kontrolloi mirë sulmin vendas, por edhe kërcënoi shpesh në sulm, duke krijuar edhe situata të rrezikshme, por në momentin final çaloi, herë për gabim në gjuajtje e herë për mungesë të kontrollit të saktë të topit nga sulmuesit.

Asnjë goditje në kuadrat në 45 minuta, shenjë e ekuilibrit të jashtëzakonshëm dhe kujdesit ekstrem, por ritmi ishte i lartë dhe stadiumi Skënderbeu ka parë një pjesë loje të bukur.

Edhe në pjesën e dytë shumë ekuilibër fillimisht, por presioni Skënderbeut erdhi në rritje graduale, duke shtuar edhe situatat e rrezikshme, me Souenë që dha sinjalin e parë.

Zëvendësimet nuk ndryshuan asgjë në krahun vlonjat, me Skënderbeun që mbeti dominues në lojë, derisa 6 minuta para fundit erdhi goli. Gabim në vendosjen e mbrojtjes vlonjate, Jashanica fillimisht goditi shtyllën me kokë dhe më pas Nurkoviç nuk kishte çfarë të bënte, përballë dy kundërshtarëve në vijën fatale.

Fitore e madhe e Skënderbeut, që shkon +11! A ka ende rival skuadra e Ilir Dajës?

Kategoria Superiore, java e 19-të

Ora 18:00, stadiumi Skënderbeu, Korçë

SKËNDERBEU – FLAMURTARI      1-0

Shënues: Muzaka 84′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici; Osmani (Dita 87′), Lilaj, Muzaka; Gavazaj  (Vila 90’+4), Xhejms Adeniji, Soue. Trajner: Ilir Daja

Të gatshëm: Teqja, Aliti, Demte, Gripshi, Sahiti.

Flamurtari: Nurkoviç; Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta; Useini, Zuka; Nedjelkoviç (Tunkara 67′), Muarem (Hoxhaj 76′); Danilo Alvesh; Busiç. Trajner: Shpëtim Duro

Të gatshëm: Sali, Deliaj, Bicaj, Hyseni, Ardit Hoxhaj, Kamara

Arbitra: Andi Koçi, Egin Doda, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj. Arbitra linje: Olsid Ferataj, Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Lilaj 58′, Mici 77′, Vangjeli 79′, Muzaka 90′ / Tunkara 90’+4

EPISODET

5′ Skënderbeu në sulm, top i gjatë Xhejms, por del me shpejtësi portieri Nurkoviç dhe asnjë rrezik.

11′ Soue futet në zonë dhe rrëzohet pas kontaktit me Pollozhanin. Asnjë faull, vendim mëse i saktë i arbitrit Koçi.

12′ Start i qetë, skuadrat po studiohen, por Flamurtari krijon një gjysmë rreziku. Useini nga e djathta e sulmit fut një top në zonë dhe aty Danilo Alvesh nuk e gjuan topin si duhet, nga një pozicion shumë i mirë. Asnjë rrezik për Shehin, por ishte një aksion shumë i rrezikshëm.

16′ Super rast Flamurtari, nëse Bushiç do e kontrollonte topin në zonë. Mbrojtja korçare e la vetëm, kujtoi se ishte pozicion jashtë loje, por kapiteni i Flamurtarit, i vetëm në hyrje të zonës, nuk e kontrolloi dot pasimin, me topin që i shkau nga këmbët.

36′ Mici është shumë aktiv në krahun e majtë të sulmit të Skënderbeut. Fillimisht fitoi një goditje dënimi shumë pranë zonës, që nuk prodhoi rrezik, ndërsa më pas me një depërtim të shpejtë iu afrua zonës, por gjuajtja e fortë me të majtën përfundoi jashtë.

57′ Ende asnjë rrezik real, por Skënderbeu merr frenat e lojës dhe ushtron presion në rritje. Një aksion i gjatë sulmues përfudon pa sukses, pasi krosi i Gavazajt nuk është i saktë, por janë minuta të mira për korçarët.

58′ Rast i shkëlqyer për Flamurtarin. Useini marshon drejt zonës pa u ndalur nga askush, kompleton një trekëndësh me Danilo Alvesh dhe pa hyrë në zonë, godet fort, por mbi traversë. Sa herë Flamurtari shkon me forca të shumta në sulm, tronditet mbrojtja korçare.

67′ Vjen debutimi i sulmuesit Tunkara te Flamurtari. Sulmuesi i huazuar nga Lacio zëvendëson Nedeljkoviç.

69′ Soue humbet rastin e artë të ndeshjes! Depërtim fantastik nga Xhejms, i cili në mesfushë kalon me finte dy lojtarë, duke pasur më pas te Soue, i cili gjuan fort, por jashtë.

74′ Sërish shumë i rrezikshëm Skënderbeu, një tentativë nga jashtë zone përplaset në një mbrojtës dhe më pas një nga kuqezinjtë e çon pa dashje te portieri, në tentativë për ta larguar. Nervoz Shpëtim Duro!

81′ Super Shehi devijon në këndore një predhë nga Danilo Alvesh, në të djathtë të sulmit vlonjat. Asnjë rrezik pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, me Shehin që nis kundërsulmin dhe Skënderbeu fiton një goditje të rrezikshme jashtë zonës.

84′ GOL SKËNDERBEU! Goditja e dënimit nga Radas gjen të vetëm në zonë Jashanicën, i cili me kokë godet shtyllën. Xhejms tenton sërish, Nurkoviç grushton dhe Muzaka afër vijës fatale shtyn topin në rrjetë!

90’+7 Tunkara godet rreptë nga jashtë zone, shpëton një mbrojtës portën korçare dhe merr fund!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online