Partizani ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Të kuqtë kanë arritur marrëveshjen me futbollistin e talentuar, Klevis Dragaj. Ky i fundit ka nënshkruar për katër vite me kryeqytetasit dhe me opsion rinovimi për një tjetër sezon.
Kaq mjafton për të kuptuar besimin e madh që kanë drejtuesit e klubit te sulmuesi shkodran. Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës, por njëkohësisht është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-19. /Sport Ekspres/