Partizani zhvendoset në Kukës, njofton miqësoren e radhës me ekipin kampion

Partizani do të lërë Pogradecin për t’u zhvendosur drejt Kukësit. Të kuqtë do të zhvillojnë në “Kukës Arena” miqësoren e tyre të radhës. Pas ndeshjes me Strugën, kryeqytetasit do të përballen me një tjetër ekip kampion. Këtë herë bëhet fjalë për kampionët e Kosovës.

Trajneri Zekiç do të ketë mundësinë të testojë lojtarët e tij kundër Ballkanit të Ilir Dajës. Takimi miqësor do të zhvillohet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 19:00. Pas kësaj ndeshjeje, kreu i pankinës së Partizanit do i ketë më të qarta idetë për mënyrën se si do të përballet me Bate Borisovin në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online