Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Flamurtarit dhe sot ka zhvilluar testin e mesjavës ndaj Partizanit B.
Ndeshja është luajtur në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz dhe ekipi i parë fitoi 6-0. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 me gol të Shahinas. Në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Iuliano kanë thelluar rezultatin me autor të golave Krasniqi, Trashi, dhe një tregolësh i realizuar nga Basrak. Sulmuesi serb u fut në pjesën e dytë dhe konfirmoi se është në formë perfekte, pas golit tripikësh në Shkodër.
PARTIZANI 6 – 0 PARTIZANI B
Shënues: Shahinas 34′, G. Krasniqi 50′, Trashi 55′, Basrak 67′, 73′, 80′
Formacioni: Haxho, Atanda, Kotobelli , G. Krasniqi, Selvaxho, Shahinas, Uarlej, Herrera, Bardhi, Xhixhiua, Fili
U aktivizuan: Hida, Trashi, Basrak, Ibrahimi, Vila, Asani, Batha, Progni, La Kamera
Trajner. Mark Iuliano