Partizani / Thaqi, një hap larg: Akoma s’është mbyllur 

Mbrojtësi mund të jetë goditja e radhës. 24-vjeçari flet për “Sport Ekspres”: Jemi në bisedime, nuk ka diçka konkrete akoma 

Partizani është rikthyer sërish te “dashuritë e vjetra” këtë merkato janari. Pas sulmuesit Besart Abudrahimit, radha i erdhi edhe mbrojtësit Armend Thaqi. Ishin të kuqtë që e kërkuan futbollistin në fillim të merkatos së janarit, ndërsa pas një stepje dypalëshe, lojtari është futur sërish në orbitën e kuqe. Ai me shumë mundësi do të vishet i kuq, pasi bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm. Burime të ndryshme pranë klubit të “demave” bëjnë me dije se futbollisti me shumë mundësi do të nënshkruajë, ndërsa 24-vjeçari tregohet i matur në një bashkëbisedim me “Sport Ekspres”.

THAQI – Gazeta kontaktoi me Thaqin në mbrëmjen e djeshme dhe ai u tregua i gatshëm për të biseduar. Mbrojtësi tregohet i prerë dhe nuk lë shumë vend për aludime. Bisedimet mes Partizanit dhe futbollistit janë në një fazë mjaft delikate, pasi palët po diskutojnë termat financiarë dhe çdo fjalë e thënë në vendin dhe kontekstin e gabuar kap “mat” palën tjetër. I pyetur nëse nuk ka firmosur me Partizanin, ai tregohet i prerë: “Jo”. Megjithatë, një jo që të lë me dyshime, pasi në momentin që e pyet nëse ka diskutime mes palëve, Thaqi nuk ngurron të përgjigjet. “Po. Bisedimet mes nesh vazhdojnë”. Ai shpjegon se ende nuk ka asgjë zyrtare, por palët duken shumë afër. “Nuk ka ende diçka konkrete, por të presim se çfarë do të ndodhë”, – shprehet ai.

POZICIONI – Thaqi luan në krahun e djathtë të fushës. Starova përdor në atë pozicion Ibrahimin, pasi Fejzullahi është i dëmtuar. Afrimi i kosovarit do të spostonte “Labin” në qendër, ndërsa 24-vjeçari do të mund të përdoret si mbrojtës i djathtë. Starova e do, mbetet për t’u parë nëse marrëveshja do të realizohet. Thaqi është pjesë e Gjilanit dhe kombëtares së Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online