Partizani surprizohet sapo mbërrin në Kazakistan, disa të rinj kazakë presin kampionët e Shqipërisë

Parizani do të luajë mbrëmjen e së enjtes përballjen historike kundër Astanës. “Demat e Kuq” janë në fazën “play off” të Ligës së Konferencës dhe një kualifikim do i dërgonte për herë të parë në historinë e tyre në fazën e grupeve. Skuadra kryeqytetase ka udhëtuar sot drejt Kazakistanit, ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë me Astanën.

Kampionët e “Abissnet Superiore”-s janë surprizuar sapo kanë mbërritur në aeroport. Disa të rinj kazakë kanë dalë për të pritur ekipin shqiptar me pankarta dedikuar lojtarëve të Parizanit, ndër të cilët Grezda dhe Mehmeti. Klubi Partizani ka shpërndarë disa foto nga kjo surprizë e këndshme në faqen e tij zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *