Partizani, studenti që ka rishikim të provimit ndaj Tiranës! Shansi i fundit është tani, mund t’i japë goditjen e madhe

0

Nga Klaudio Ndreca

Një sezon me notën “4” është ky që Partizani ka bërë deri tani në Superiore, që i bashkohet edhe derbi i humbur me shifrat 5-1 ndaj Tiranës. Për vetë tifozët derbi ka më tepër vlerë se i gjithë kampionati dhe nisur nga kjo arsye, një disfatë e tillë merr edhe më tepër peshë dhe përgjegjësi që bie te drejtuesit e Partizanit.

Tashmë luhet një tjetër muzikë, në një tjetër situatë dhe në një tjetër moment. Tirana ndodhet vetëm 6 pikë larg Kukësit dhe teksa ndodhet në një tymnajë të madhe që ka shpërthyer papritur në rrugën ku titulli kampion shihej aq afër, ndërsa Partizani mund t’ia venisë edhe më tepër pamjen.

Me një fitore nga ana e të kuqve e shoqëruar me bërjen e detyrës te Kukësi, atëherë vetëm tre pikë larg te Tirana do të ishin një presion i madh, me bardheblutë që nuk kanë treguar shumë shembuj që dinë ta mbajnë me sukses.

Hijet e së shkuarës do të ktheheshin për të mos i besuar më vetes se do të jenë vetë ata që do të shpallen kampionët e Superiores. Pra fitorja e Partizanit do të jetë mundësia e madhe dhe e fundit, ashtu siç një student dërgon tezën e tij për një rishikim dhe duke shpresuar që të ndryshohet nota ngelëse që vendos fatin e një viti të gjithë shkollor. Në rastin konkret të kuqtë do të luajnë gjithë sezonin e tyre në 90 minuta përpara vështrimit të tifozëve, me objektivin e vetëm që t’i bëjnë për t’u ndierë krenar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.