Partizani do ta nisë fazën përgatitore të janarit me 6 janar. Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, klubi i kuq ka njoftuar se skuadra do të startojë përgatitjet të shtunën, duke u grumbulluar në kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz.
Vetëm dy ditë punë në Shqipëri dhe më pas të hënën nisje për në Turqi. Si shumë klube të tjera, edhe Partizani ka zgjedhur Antalias për minifazën e janarit.
Në Turqi parashikohen edhe dy miqësore, ndërkohë që priten përforcime të tjera, pas Bruno Telushi dhe brazilianit Lukas.