Partizani proteston, një episod mund të ndryshonte ndeshjen

Partizani e Skënderbeu barazuan sot pa gola dhe ishte një ndeshje mjaft e ekuilibruar, me Partizanin që shpërdoroi keqas dy raste të arta në pjesën e dytë.

Megjithatë, të kuqtë protestuan gjatë ndeshje pas ndeshjes, për dy episode ku nuk u favorizuan nga arbitri. Realisht, vetëm njëri qëndron, sepse një penallti e pretenduar nga Partizani nuk ekzistonte.

Ndërkaq, në fillim të takimit arbitri anësor dha një pozicion jashtë loje për Gerhard Prognin, i cili mori një pasim nga mesfusha, i shpëtoi mbrojtjes dhe doli i vetëm me Orges Shehin.

Pamjet filmike tregojnë se Progni ishte pozicion i rregullt (vendimtar është pozicioni i këmbëve, për saktësi). Natyrisht, anësori nuk e kishte të lehtë të vendoste në pozicion milimetrik, por ndoshta bënte mirë të rrezikonte pak dhe të lejonte avantazhin, në bazë të rregullit: Kur je në dyshim, lejo avantazhin.

Ndoshta nuk do të ndryshonte asgjë, por ndoshta do të vendoste fatet e sfidës, nëse Partizani shënonte, ndaj do të kujtohet jo pak ky rast, ashtu si ndodhi vjet, kur në Partizani-Kukësi në Elbasan u anulua një gol i rregullt shënuar nga Ekuban në fillim të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online