Partizani prezanton edhe Abdurahimin, sulmues krahu për të tërë

0

Partizani e ka zyrtarizuar sot përforcimin e vet të fundit në merkato, sepse Besart Abdurahimi është prezantuar me fanellën e kuqe. Ish-sulmuesi i Shkëndijës, i cili në pjesën e parë të kampionatin maqedonas nuk luajti asnjë ndeshje titullar, vjen në Shqipëri pas shumë javësh bisedimesh, pasi paga e tij e rëndë, rreth 10.000 euro te Shkëndija, ishte një problem i madh për Partizanin.

Gjithsesi, duket se është gjetur një rrugë e mesme që ka kënaqur të gjithë.

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur sot një kontratë për 1 vit e gjysmë me 15-të herë kampionët e vendit dhe ka marrë fanellën me numrin 90.

“Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit ,një klub dhe emër i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi që kanë luajtur këtu më kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozerinë e kuqe. Dua të jap më të mirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi”, shprehet sulmuesi për faqen zyrtare të Partizanit.

Ndërkaq, hallin kryesor tani e ka Sulejman Starova, sepse përveç Edgar Çanit nuk ka asnjë sulmues qendror, ndërsa Abdurahimi është i dihati sulmues anësor.

Abdurahimi, Jasir Asani, Lukas, Emran Ramadani e Fili janë sulmues krahu, edhe Bardhi është gjysmësulmues ose sulmues krahu!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.