Partizani paguan për policinë, Shënkolli për dhunën

Dënime, pezullime e gjoba me shumicë nga Komisioni i disiplinës në lidhje me përballjet e luajtara në fundjavën e shkuar në të Parën, të Dytën dhe te moshat. Gjobitet Partizani për problemet mes policisë dhe tifozerisë fundjavën e shkuar. Dënime të rënda edhe për Shënkolli, pasi ndeshja kundër Apolonisë u kthye në arenë boksi.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1.KF “Partizani”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke shkaktuar vonesë në fillimin e ndeshjes kundër KF “Teuta”, në bazë të nenit 64/1/b) të KDS dhe 115 të Rregullores së Veprimtarisë Sportive, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) Lekë.

2.Zyrtari i FC “Flamurtari”, Jeton Beqiri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 20 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

3.KF ”Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.

4.Lojtari i KF “Teuta”, Anel Dedic, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Shënkolli”, Sadush Danaj,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF “Shënkolli”,Klaudio Pjetrushi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Zyrtari i KF “Shënkolli”, Armando Loka, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

8.KF “Shënkolli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar akte dhune, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkatës. Në aplikim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

9.Lojtari i KF “Akademia” U-19, Erind Jahelezi, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese,në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS,dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Zyrtari i KF “Flamurtari” U-19, Dritan Resuli, për protesta të vazhdueshme dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF “Brians” U-17,Dionis Kalthi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Lojtari i KF “Beslidhja” U-17, Igli Bardhi, për sjellje jo sportivendaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13.KF “Tomorri” U-17,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Vlora” U-17 planifikuar të luhej më datë 10.12.2017,në bazë të nenit 55/1/a) dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

14.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Porto” U-17,Dritan Smajli, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

15.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Tirana” U-17,Migen Memelli, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

16.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini”,Emilian Lluca si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

17.Rrëzimin e kërkesës së KF “Oriku”, lidhur me çështjen e ndeshjes midis KF “Elbasani” dhe KF “Oriku”, luajtur më datë 11.11.2017.

18.Lidhur me çështjen e ndeshjes midis KF “Përmeti” dhe KF “Këlcyra”,sipas kërkesës së KF“Këlcyra”, Komisioni i Disiplinës vendosi të shtyjë seancën për datë 14.12.2017, ora 09.30, për të dëgjuar pretendimet e palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *