Pas prezantimit të Edgar Çanit ditën e djeshme, sot klubi i kuq ka zyrtarizuar dhe dy afrime të tjera. Portieri Egland Haxho dhe mesfushori Kristi Merko janë zyrtarisht pjesë e “demave”. Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, Partizani ka bërë me dije dhe periudhat e kontratave të lojtarëve, teksa “gardiani” ka firmosur një kontratë 1+1, ndërsa ish-lojtari i Shpresave të Shqipërisë ka nënshkruar vetëm për një sezon.
“Klubi njofton arritjen e marrveshjes me Egland Haxhon dhe Kristo Merkon. Portieri 28-vjeçar Haxho regjistron mjaft eksperienca në kampionatin shqiptar, ndërkohë në sezonin 2016-2017 ishte pjesë e ekipit të Renovës. Ndërsa mesfushori 26 vjeçar Merko ish-pjesëtar i ekipit përfaqësues U-21, do të provojë aventurën e parë në Kategorinë Superiore. Dy lojtarët kanë firmosur përgjatë ditës së sotme me klubin. Haxho ka nënshkruar një kontratë 1+1, ndërsa Merko do te jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit për sezonin 2017-2018”, thuhet në njoftimin e Partizanit.