“Partizani nuk është Dinamo Zagrebi apo Ludogorest”! Parashikimi i trajnerit në Kazakistan: Astana e mund me 2 ose 3 gola ekipin shqiptar

Partizani do të përballet kundër Astanës në Play Off të Conference League. Ndeshja që do të zhvillohet në mbrëmjen e nesërme, zhvillohet në transfertë për kampionët e Shqipërisë. Ndërkohë trajneri i njohur në Kazakistan, Almas Kulshinbaev, ka parashikuar fitoren e Astanës në shtëpi.

“Astana e ka treguar veten në ndeshjet që ka zhvilluar në shtëpi, ishte e fortë ndaj Dinamo Zagreb dhe kundër Ludogorest. Veçanërisht kundër bullgarëve, rezultate duhej të ishte tjetër duke parë rastet e shumta që janë humbur. Si gjithmonë, terreni artificial vjen në ndihmë. Ekipi shqiptar duhet të mundet, është poshtë nivelit të dy ekipeve të mëparshme, unë mendoj se Astana do të fitojë me 2 ose 3 gola”, tha Kulshinbaev. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *