Partizani nuk duron më: Maskaradë në Lushnjë, nuk tolerojmë më!

Partizani shpërthen, pas gjykimit skandaloz në ndeshjen kundër Lushnjës, ku Partizani u ndal te barazimi dhe pa t’i jepej një penallti inekzistente kundër, të mos i jepej një penallti që e pa qartë edhe anësori dhe gjithashtu iu anulua një gol nga i njëjti anësor.

Pasi ka reflektuar për 24 orë, klubi i kuq ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka sulmuar FSHF-në dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore ndaj arbitrave tragjikomikë në Lushnjë.

“DEKLARATË PER SHTYP”

Duke vlerësuar rezultatet dhe paraqitjet që skuadra ka shfaqur në ndeshjet e fundit, të cilat kurrsesi nuk janë aspak të denja për emrin e madh dhe fanellën e rëndë që përfaqëson Partizani, Klubi i kërkon publikisht ndjesë tifozerisë së tij. Sidomos barazimi i fundit 1 – 1 ndaj Lushnjës, luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu“,nuk mund të ketë asnjë justifikim nga stafi dhe lojtarët përsa i përket kundërshtarit , rezultatit dhe lojës që ekipi prodhoj në fushë.

Me tendenencë për të penguar lojërat dhe rezultatet pozitive ku skuadra po garonte denjësisht, në javët e fundit vendimet arbitrare kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rezultatet e ekipit.

Përgjatë një prononcimi të fundit Shefi i Sektorit të Garave në FSHF Lysien Nurishmi ka deklaruar “Nëse Partizani do ta kishte mbyllur ndeshjen me shumë gola nuk do të flitej kaq shumë”.

Duam t’i kujtojmë Z. Nurishmi se pavarësisht vendimeve tendencioze, të cilat kanë ndikuar jo pak në rezultatet e skuadrës, Klubi në daljet publike për mediat për asnjë moment nuk ka kontestuar apo të replikuar vendimet e dyshimta në takimet e fundit, duke ia lënë gjithçka mediave ti pasqyrojnë dhe reklamojnë vendimet e arbitrave. Por pas episodeve të turpshme të ndodhura në takimin ndaj Lushnjës është e patolerueshme që të mos reagojmë ndaj treshes së gjyqtarëve Veseli-Burgu me kryesor Blerim Ziri, të cilët me vendimet e tyre kanë dhuruar skandalin e radhës në futbollin shqiptar duke vijuar të dëmtojnë skuadrën përgjatë këtij sezoni futbollistik.

Për të gjitha episodet e ndodhura në takimin Lushnja-Partizani, që i gjithë opinion sportiv ka mundur t’i ndjekë nëpërmjet trasmetimit live dhe të pasqyruara në të gjitha mediat, Klubi denoncon fuqishëm dhe akuzon publikisht vendimet skandaloze të gjyqtarëve.

Presidenti Demi e konsideron gjykimin e kryesorit Ziri maskaradën e radhës që arbitrat kamikazë të përcaktuar dhe dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit vijojnë të dëmtojnë, penalizojnë imazhin dhe investimet e mëdha financiare, duke kompromentuar seriozisht pjesëmarrjen e skuadrës në Kupat e Europës. Nga dita e hënë Klubi do të ndjek nëpërmjet Zyrës Juridike të tij të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar të gjithë këta gjyqtarë palaço në instancat më të larta të shtetit, Prokurori si edhe në Uefa. Presidenti Demi është i vendosur të mos tolerojë kurrsesi këta arbitra kamikaze të nëpërkëmbin imazhin dhe investimet e Klubit. Partizani do të vazhdoj të konkurrojë ndershmërisht në kampionat gjë që e ka treguar në çdo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *