Partizani ngre me një pozicion Shqipërinë në koeficientin e UEFA-s, kampionati ynë lë mbrapa Estoninë

Partizani po përfaqëson futbollin shqiptar në Europë. Kampionët e Superiores arritën që të kalonin edhe Valmieran, për të mbërritur në fazën e fundit të Conference League. Atje të kuqtë do të përballen me Astanën nga Kazakistani.

Më shumë para kanë shkuar në arkat e klubit të Partizanit, por njëkohësisht këto suksese nuk i shërbejnë vetëm kryeqytetasve, por edhe futbollit shqiptar. Shqipëria është ngritur me një vend në koeficientet e UEFA-s në krahasim me vitin e shkuar, kryesisht nga performanca e Partizanit.

Tani kampionati ynë ndodhet në vendin e 47 nga 55 vendet, duke lënë pas vetes edhe Estoninë. Nëse Partizani do të kalojë Astanën, atëherë futbolli në Shqipëri do të ketë më shumë ngritje në koeficientet e UEFA-s. Nga krahu tjetër sukseset e Ballkanit në dy vitet e fundit e ka bërë Kosovën që të arratiset dhe të mbërrijë në vendin e 35. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *