Ilir Daja mungon ditën e sotme në krye të pankinës së Partizanit. Lojtarët do të jenë nën urdhërat e Renaldo Kalarit, si dhe ndihmësve të strategut kryeqytetas, Pollozhani dhe Bozhiqi. Është vetë klubi që ka reaguar me një njoftim përmes kanaleve zyrtare, ku bën me dije se Daja është vetëizoluar sipas protokollit për pandeminë Covid-19.
Trajneri i “demave të kuq“ ka shfaqur disa probleme shëndetësore dhe është duke kaluar një gjendje të lehtë virale, çka e ka detyruar të lërë stolin dhe të qendrojë i izoluar në banesën e tij. Në këto kushte klubi i Partizanit nuk do të jetë nën urdhërat e Dajës deri në shërimin e plotë të këtij të fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
NJOFTIM
FK Partizani njofton se traineri Ilir Daja do të mungojë sot në takimin Partizani – Bylis i vlefshëm për javën e 9 të kategorisë superiore dhe ekipi do të drejtohet nga ndihmësit e tij Pollozhani, Kalari dhe Bozhiqi. Traineri Daja ka patur disa shqetësime gastrointestinale të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale. Duke ju përmbajtur dhe respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore në këtë situatë të pandemisë së covid 19 Daja është vetëizoluar në shtëpi. Klubi i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në drejtimin e skuadrës trainerit Ilir Daja.