VIDEO/ Çmendet Liverpuli, djemtë e Klopit poshtërojnë kundërshtarin me rezultat tenistik

Liverpuli po kthehet në një makineri fitoresh edhe këtë sezon në Premier League. Të kuqtë mposhtën Totenhemin në ndeshje direkte një javë më parë dhe rrëmbyen kreun e renditjes, të cilin duket se nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë. Një Liverpul i çmendur është parë ditën e sotme, duke u treguar i pamëshirshëm me kundërshtarin që kishte përballë.

Djemtë e Jurgen Klop kanë poshtëruar Kristal Palas në shtëpinë e këtyre të fundit, duke i mundur me një rezultat tenistik. Shifrat pas vërshëllimës përfundimtare shënonin 0-7 dhe siparin e ka ngritur që në minutën e 3-të Minamino, ndërsa të kuqtë nuk e kanë ulur aspak ritmin deri në minutët e fundit, kur Salah reazlion dopietë me golat e shënuar në minutat 81 dhe 84. Ndërkohë në listën e golashënuesëve e gjetën veten edhe kapiteni Henderson, Firminjo si dhe Sadio Mane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/D9INE_FOREVER28/status/1340302007366606849

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online