Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e parë me Mariborin, takim ky i vlefshëm për turin e parë kualifikues të Europa League-s . Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega e zhvilloi fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, për t’u rikthyer më pas sërish në kryeqytet.
Ndonëse Partizani përgatitjet i ka kryer gjithnjë në Kamzë, së pak unë muajt e fundit, “Sport Ekspres” mëson se destinacioni do të ndryshojë dhe “të kuqtë” do të transferohen në Pezë-Helmëz.
Me shumë gjasa kjo lëvizje është bërë për shkak të orareve të lira, kjo pasi preferohen orët e para të mëngjesit, sepse temperaturat janë mjaft të larat dhe bëhen problem për sportistët. I vetmi problem mund të jetë fakti se në Pezë fushat janë me bar sintetik, ndryshe nga terreni i “Selman Stërmasit”.