Laçi bën lëvizjen e radhës, nënshkruan me një mbrojtës

Laçi do të luaj në Kupat e Europës vetëm pas pak ditësh dhe trajneri Prenga po e përgatit skuadrën e tij që të bëjë një figurë sa më të mirë. Po ashtu nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe merkato, ku drejtuesit po punojnë që të afrojnë elementë të vlefshëm që mund ta rrisin cilësinë në skuadër.

“Sport Ekspres” mëson afrimin më të fundit që kanë kryer bardhezinjtë. Endi Hadroj do të jetë pjesë e kurbinasve për edicionin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një lojtarë i cili afrohet nga Shkëndija e Tiranës dhe luan si mbrojtës i djathtë. Stafi teknik ka dhënë pëlqimin dhe mësohet se është arritur marrëveshja me 19-vjeçarin.

Një edicion më parë skuadra e Laçit ka afruar nga Shkëndija e Tiranës dhe Redon Xhixhën, duke ju dhënë garanci drejtuesve se me pak kujdes mund të gjenden mjaft elementë cilësor dhe në skuadrat e moshave.

Mbrojtësi ka pak ditë që është bashkuar me skuadrën dhe e nisi ndeshjen e fundit miqësore me Kastriotin si titullar. Skuadra kurbinase ka vite që beson të rinjtë dhe deri më tani e ka parë si një politikë që ka sjellë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online