Derbi i 150-të i kryeqyteti shkoi në favorin e Partizanit, që ruan një ecuri fantastike prej 14 ndeshjes pa u mundur në takimet direkt me Tiranën. Suksesi jo vetëm që ishte në një ndeshje speciale, por “demat” tani e shohin veten në vendin e parë me Kukësin.
Java e shtatë rezervon një ndeshje mjaft të vështirë për të besuarit e Skënder Gegës, që do të sfidojnë Teutën, e cila mundi korçarët pak ditë më parë.
Sigurisht që pas ndeshjes me Tiranën morali është lart dhe ka entuziazëm në kampin e kuq, megjithatë një tjetër lajm i mirë vjen për stafin teknik. Në seancën e djeshme stërvitore pjesë e grupit ka qenë dhe Lukas Kardozo. Sulmuesi ka pasur një dëmtim që e ka penguar që të japë kontribut në javët e para. Braziliani duket se është gati dhe mund të ketë minuta që në sfidën e radhës.