“Partizani na provokoi, shtrihej në fushë për të fituar minuta”! Trajneri i Valmerias flet pas eliminimit: E dinim, tipike ballkanike…

Partizani arriti që të kalonte në Play Off të Conference League. Të kuqtë kaluan Valmieran në turin e tretë, ndërsa trajneri i letonezve, Jurgis Kalns, u shpreh se nga Partizani e provokuan jo pak.

“Duhej t’i kishim shënuar një gol Partizanit, t’i ushtronim presion, por ajo penallti vendosi shumë. Pastaj rivali mund të na provokonte lirisht, të zvarriste ndeshjen dhe të fitonte minuta. Partizani provokoi shumë, shtrihej më shumë në fushë, tipike ballkanike. E kishim thënë se kjo do të ndodhte. Kishte edhe disa provokime të vogla jashtë fushës”, tha Kalns. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *