Partizani mjaftohet me pak, vetëm një miqësore para Mariborit

Partizani do të ndeshet vetëm pas pak ditësh me skuadrën e Mariborit në turin e parë kualifikues të Europa Leagues. “Demat” e kryeqytetit janë zhvendosur në Ohër për të kryer një fazë përgatitore disaditore, në mënyrë që skuadra të jetë gati për ndeshjen e parë, e cila është programuar për t’u luajtur më 12 korrik në Tiranë, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më pas në Slloveni. Teknik Skënder Gega po vëzhgon me kujdes gjendjen e futbollistëve të tij në stërvitje, megjithatë deri më tani i kanë munguar testet miqësore.

Ndonëse pak orë më parë u raportua se “të kuqtë” refuzuan të zhvillojnë një miqësore me Laçin, ka ardhur dhe zyrtarizimi i klubit kryeqytetas për testin e parë miqësor dhe me shumë mundësi dhe të vetmit gjatë këtyre përgatitjeve. Më datën 4 korrik Partizani do të ndeshet me skuadrën maqedonase Makedonija Gjorçe Petrov, që në edicionin që sapo u mbyll arriti të pozicionohej në vendin e parë në ligën e dytë maqedonase. Një ndeshje shumë e nevojshëm për stafin teknik, që do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e futbollistëve para një takimi shumë të vështirë me Mariborin.

POSTIMI I PARTIZANIT

https://www.facebook.com/partizaniclub/photos/a.264934397034297.1073741829.179774752216929/851062811754783/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *