Xhuliano Skuka është larguar nga Partizani dhe ka firmosur me Metz. Një transferim që i sjellë 1.4 milionë euro të kuqëve, por nga ana tjetër i humb shumë cilësi nga ekipi. Drejtuesit e kryeqytetasve kanë firmosur menjëherë me lojtarin e Den Hag, Fabian Shahaj, për të zëvendësuar mungesën e Skukës.
“FK Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin hollandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20 vjeçar. Shanaj i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampinatin tone”, ka njoftuar Partizani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/