Ëilliam Cordeiro ka shënuar ndeshjen e tij të 50 me fanellën e Partizanit. Një arritje kjo e futbollistit brazilian që nuk mund të anashkalohej. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, lojtari tregon mirënjohjen e tij për drejtuesit që i ofruan mundësinë për të veshur fanellën e kuqe.
“Së pari dua të falënderoj Zotin për ndeshjen e 50, klubin për të cilin kam mirënjohje dhe një respekt të madh. Gjatë gjithë kësaj kohe unë gjithmonë i përkushtohem vetes si profesionist te Partizani. Kam bërë çmos dhe do të vazhdoj të përpiqem për këtë klub dhe për këta tifoz që meritojnë kaq shumë gëzim. I jam mirënjohës Zotit, drejtorit dhe presidentit që më dhanë mundësinë për të shkruar historinë time këtu. Ishte një nder i madh”, shkruan Kordeiro. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram