“Përpiqet tinëzisht me Lozanon”, Berat Gjimshiti vlerësohet më shumë mes mbrojtësve

Berat Gjimshiti është kthyer në pikën kyçe të Atalantës, me trajnerin Gasperini që mund të mbështetet në shpatullat e mbrojtësit shqiptar. Nga Kupa, te kampionati dhe në “Champions League”. Lojtari kuqezi është duke luajtur titullar në tre kompeticionet dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve ka vlerësimin më të lartë. Në mbrëmjen e djeshme Atalanta arriti që të mundte Napolin duke kaluar në finalen e Kupës së Italisë, atje ku do të gjejë Juventusin.

Gjimshiti është vlerësuar me notën 6.5, e cila është më e lartë sa i përket mbrojtësave të Atalantës. Në përcaktimin e bërë nga “Tuttomercatoëeb” shkruhet: “Të luash me shpejtësinë e Lozanos nuk është e lehtë, por Gjimshiti përpiqen tinëzisht që të mos i lërë asnjë hapësirë, madje edhe me koston e ndonjë faulli. Për sa kohë Lozano është aty, e përmban mirë. Nuk vuan as kur Politano shfaqet në krahun e tij”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online