Përsëritet e njëjta histori, Nejmar do të mungojë ndaj Barcelonës në “Champions League”

Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG braziliani ndieu shqetësime në minutën e 60-të, pas një dëmtimi të rëndë dhe u zëvendësua me Mbapen. Në përfundim te ndeshjes u zbulua dhe shkalla e dëmtimit dhe është e sigurt që Neymar do të mungojë në sfidën e të martës përballë Barcelonën, e vlefshme për fazën 1/8 të Champions League.

Brazilianit i përsëritet e njëjta histori, teksa 2 vite më parë u dëmtua rëndë dhe humbi ndeshjet ndaj Manchester United, skuadra që mposhti në çerek finale PSG. Neymar, gjithashtu ka një fat të keq në ndeshjet vendimtare, teksa në vitin Botërorin e vitit 2018 u lëndua në mënyrë horrore nga Zuniga në ndeshjen Brazil-Kolumbi dhe humbi sfidën ndaj Gjermanisë në çerekfinale. Gjermania duke shfrytëzuar mungesën e Neymar dhe Thiago Silva shkatërroi Brazili  me rezultatin 7-1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online