Partizani mbush arkat nga Europa, në rastin më të keq largohet me 1.67 milionë euro

Partizani po përjeton një sukses të madh në arenën europiane. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s janë kualifikuar në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Tashmë “demave të kuq” u mbeten vetëm dy ndeshjet me Astanën për të prerë për herë të parë në histori biletën për në grupet e Ligës së Konferencës.

Por përpos arritjes sportive, një tjetër aspekt pozitiv për Partizanin janë edhe paratë e grumbulluara deri më tani. Klubi kryeqytetas ka mbushur arkat me 1.41 milionë euro, të cilat do të shtohen edhe më tepër deri në fund të rrugëtimit të tyre.

Në rastin më të keq Partizani do të arkëtojë 1.67 milionë euro nga UEFA. Një skenar që vlen në rastin se të kuqtë do të eliminohen nga Astana në “play off”. UEFA jep një shpërblim prej 260 mijë eurosh për klubet kampione që nuk mund të sigurojnë dot një vend në fazën e grupeve. Ndërkohë, nëse Partizani kalon edhe Astanën, atëherë padyshim që të ardhurat do të rriten edhe më tepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *