Partizani kthehet në vitrinën e janarit, nuk largohet vetëm Jasir Asani

Superiorja po kthehet në vitrinë për klubet e tjera të Europës sa i përket janarit. Një futbollist me shumë kualitete u largua dhe firmosi për AIK.

Bëhet fjalë për Jasir Asanin, që i dha shumë Partizanit kur u shpall kampion, ndërsa me ardhjen e Lerdës kishte me pak mundësi të shfaqte veten. Por ky nuk pritet të jetë largini i vetëm nga të kuqtë.

Zhvillime të reja priten në orët e ardhshme edhe për Esat Malën. Ky i fundit është dënuar nga të kuqtë për shkak se kushtet e rinovimit të kontratës nuk përputheshin me dëshirat e drejtuesve. Megjithatë potenciali i madh ekziston në këmbët e këtij lojtari dhe largimi në janar ka shumë gjasa që të ndodhë. Po ashtu si edhe Lorenc Trashi, që këtë herë ka shansi më të mirë të plotësojë dëshirën dhe të provojë veten jashtë Shqipërisë, teksa luajti edhe me Kombëtaren kuqezi, madje duke shënuar një super gol. Duke parë të gjitha këto lëvizje të mundshme, Partizani që po kthehet në një vitrinë, duhet të mendojë edhe për zëvendësuesit ideal, ndërsa merkato e janarit nuk ofron shumë mundësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online