Rrëfimi i Ernest Muçit: Mami gati po qante, ëndrra e Realit të Madridit është ende shumë larg

Ernest Muçi ishte heroi i Tiranës në fitoren me rezultatin 1-2 ndaj Laçit. Dopieta do të vinte pikërisht nga ky sulmues, që vendosi edhe triumfin ndaj kurbinasve. Emocione të mëdha ka përjetuar, së bashku edhe me familjen e tij.

Ndërkohë i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv”, ka treguar edhe pak më tepër sa i përket dopietës, përjetimit dhe dëshirave të së ardhmes.

“Unë që i vogël kam qenë tifoz i Tiranës, edhe familja ime e donte këtë ekip. Isha mbështetësi i tyre edhe në shkollë, ndërsa tani mu dha mundësia që të luajë titullar me ta dhe të shënoja dy gola. Personi i parë me të cilin kam folur pas Laçit ishte mami. Ishte gati në të qarë. Një skuadër e preferuar që kam jashtë është Reali i Madridit, por kjo ëndërr është ende shumë larg. Shoh gjithmonë video të Kristiano Ronaldos. I kam parë që i vogël dhe tani sërish”, ka thënë Muçi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online