Merkatoja e Partizanit nuk ka përfunduar ende. Të kuqtë këtë berë kanë kapërcyer kufijtë e Europës dhe po vëzhgojnë Mauro Osoresin në Argjentinë. Mbrojtësi 26-vjeçar është pjesë e Atketiko Rafaelas në huazim 1-vjeçar nga Atletiko Tukumani.
Osoresi luan në ligën e dytë të futbollit argjentinas dhe kontrata e tij përfundon në muajin dhjetor. Sipas asaj që raporton “Diario Castellanos”, Partizani po shqyrton mundësitë për të sjellë në Tiranë mbrojtësin shtatlartë. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një marrëveshje mes palëve, apo gjithçka do të mbetet në fazën e interesimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/