Skuadra e Partizanit po zhvillon përgatitjet në Elbasan. Situata brenda skuadrës është mjaft e mirë. Lojtarët tregojnë nga ky qytet se trajneri Skënder Gega ka arritur të kthejë qetësinë dhe kompaktivitetin e grupit. Meritë e tij kjo.
Klubi i kuq ka disa çështje të nxehta që është përfshirë së fundmi. Sulmuesi Edgar Çani është një pikë që djeg akoma, së fundmi ka dalë në sipërfaqe një tjetër çështje, ajo e Besart Abudrahimit.
Sulmuesi ka lënë grumbullimin e Partizanit dhe është kthyer në Kroaci, aty ku jeton. Ai deklaroi se ka probleme familjare dhe i duhej të kthehej me patjetër. Sulmuesi nuk po stërvitet me grupin dhe nuk ndodhet në grumbullim. 28-vjeçari nuk i ka dhënë ende drejtim të ardhmes së tij, pasi nuk dihet nëse do të kthehet, apo do të prishë marrëveshjen.