Partizani i dha Kombëtaren dhe Metz ia hoqi, si rasti i Xhuliano Skukës hoqi paragjykimet te Kombëtarja

Partizani do t’i jepte Xhuliano Skukës fanellën e Kombëtares. Sulmuesi fitoi zemrat e të gjithë tifozëve, jo vetëm atyre të Partizanit, me mënyrën sesi luajti me fanellën kuqezi. Më pas mbërriti transferimi i jetës për të, te Metz. Në Francë po has jo pak vështirësi duke mos gjetur shumë minuta loje.

Silvinjo vendosi që ky sulmues të mbetet jashtë listës për ndeshjen me Poloninë, pavarësisht se nuk ka shumë alternativa në sulm, por vetëm tre. Kështu hiqet edhe paragjykimi i formuar më parë se Kombëtarja merr lojtarë sa herë ata dalin jashtë dhe se kur luajnë në Shqipëri, nuk i kushton vëmendje. Të paktën me rastin e Xhuliano Skukës ka ndodhur e kundërta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *