Shorti i ra me Benfikën, Zanetin e tradhton buzëqeshja: Janë shumë të vështirë! Derbi me Milanin në gjysmëfinale? Të shohim si do dalin me Napolin

Interi ka gjetur ekipin më të lehtë në letër sa i përket çerekfinales në Champions League. Zikaltërit do të përballen me Benfikën dhe nëse arrijnë të kalojnë, në gjysmëfinale do të gjejnë fituesin e Napoli-Milan. Zaneti ka dalë menjëherë në konferencë për shtyp pas shortit. Pavarësisht se kërkoi të tregonte vështirësinë që do t’i paraqesë Benfika, nga ana tjetër buzëqeshja e tradhtoi.

“Benfika është gjithmonë një ekip i vështirë për t’u përballur. Ata kanë lojtarë cilësorë, por ne do t’i përgatisim ndeshjet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë se cila është forca jonë dhe e luajmë atë. Liga e Kampionëve është një garë detajesh, do të duhet përqendrim i madh dhe forcë mendore. Për këtë Simone Inzaghi dhe djemtë do ta përgatisin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne duhet të jemi të përqendruar për këto përballje, të cilat do të jenë magjepsëse, sepse pritet një gjysmëfinale. Shpresojmë të arrijmë atje në formë të shkëlqyer. Mund të ndodhë që të përballemi me Milanin në gjysmëfinale dhe shpresojmë, para së gjithash, që të arrijmë atje. Më pas le të shohim se çfarë do të ndodhë mes Napolit dhe Milanit. Fakti që janë tre skuadra italiane këtu është shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë që dikush të mund të shkojë deri në fund”, tha Zaneti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online