Partizani nuk po kalon ditët më të mira, paraprakisht po themi se nuk kemi asgjë kundër, thjesht pasqyrojmë situatën. Klubi i “demave” ka menduar një strategji të mirë, pasi nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, por të stërvitet në qetësi të plotë.
Të kuqtë kanë zgjedhur Elbasanin si qytetin ku do të zhvillojnë përgatitjet e tyre. Skuadra e kuqe lajmëroi përmes faqes zyrtare që “demat” kanë zgjedhur këtë qytet për të vazhduar stërvitjen. Në qetësi dhe larg syrit të tifozëve, medieve dhe kritikëve.
Nuk bëhet fjalë për një fazë përgatitore, por për një zgjedhje interesante të trajnerit Skënder Gega. Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve diçka të tillë, pasi nuk do që skuadra të stërvitet nën trysni.