Partizani është klubi më i shtrenjtë shqiptar dhe vlen më tepër se Ballkani, Egnatia kalon Tiranën

“Transfermarkt”-i ka publikuar vlerat e përditësuara të lojtarëve ditën e djeshme. Në përditësimin e ri Partizani rezulton klubi më i shtrenjtë në shqiptari. “Demat e kuq“ vlejnë më tepër se sa Ballkani dhe Shkëndija, me vlerë totale 6.23 milionë euro. Ndërkohë Shkëndija vlen 5.6 milionë euro, ndërsa Ballkani vlen 5.4 milionë euro.

Sa i përket “Abissnet Superiore“-s, vendin e dytë në ekipet më të kushtueshme e mban Egnata. Rrogozhinasit vlejnë 5.2 milionë euro, duke kaluar kështu Tiranën, e cila ka vlerën e 5.02 milionë eurove./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *