Partizani është gati për të bërë goditjen e parë me Orges Shehin, do të marrin mesfushorin e Kosovës U-21

Partizani ka filluar që të piketojë lojtarët që do të marrë në merkaton e janarit. Tanimë nën drejtimin e Orges Shehit, të kuqtë po kërkojnë elementet e nevojshëm për të arritur në fitimin e titullit kampion. Sipas asaj që raporton “Gazeta Blic”, Partizani është shumë pranë transferimit të Redon Ismailit.

Mesfushori i Kosovës U-21 konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Gjilanit. Me përfundimin e kontratës, Ismaili vendosi që të largohet nga skuadra dhe për këtë arsye është lojtar i lirë. Partizani, Dinamo dhe Shkëndija ishin pas tij, por sipas të gjitha gjasave, Ismaili do të përfundojë te Partizani. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *