Donald Mëllugja është prezantuar zyrtarisht te Partizani, duke u vendosur nën urdhërat e Ilir Dajës. Mesfushori 25-vjeçar ka qenë së fundmi pjesë e Bylisit, ndërsa ka firmosur kontratën për një vit e gjysëm dhe me opsion rinovimi për një vit tjetër te Partizani.
Vetë futbollisti nuk e fshehur entuziazmin e madh për t’iu bashkuar kryeqytetasve, duke e cilësuar si klubin më të madh në Shqipëri. “Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, ekipit më të madh në Shqipëri.
Ishte një zgjedhje të cilën kurrsesi nuk mund ta refuzoja dhe për këtë dua të falenderoj drejtuesit e Partizanit, të cilët më dhanë këtë mundësi për të qenë pjesë e klubit me tifozerinë më të madhe në vend. Shpresoj që me Partizanin të arrijmë objektivat madhor që klubi ka në këtë sezon , pasi edhe kontigjenti i lojtarëve është shumë premtues”, u shpreh Mëllugja. /Sport Ekspres/